MENU
klinika

Çfarë i ka kërkuar për të vazhduar bashkëpunimin me të?

Alketa Vejsiu i paska vënë një kusht Vera Grabockës

18.02.2020 - 15:06

Pas përfundimit të “Festivalit të RTSH-së”, në media u përfol se mes dyshes së njohur, Alketa Vejsiu dhe Vera Grabocka”, gjërat nuk ishin më si më parë.

U tha se shkak për këtë u bë fitorja e Arilena Arës, ndërkohë që Alketa shprehu hapur mbështetjen e saj për Elvana Gjatën.

Megjithatë, ditën e djeshme Vera Grabocka mori të gjithë vëmendjen me një postim në Instagram krah Alketës, ku shkruante fjalët më të bukura për të.

“20 vjet bashke @alketavejsiu Jam e lumtur se ylli që pashe te ty ditën e parë,kur ishe vetem 16 vjeç, sot shkëlqen dhe jo vetëm në Shqipëri, por nisi të shfaqet si befasi në skenën e një bote më të madhe… Është talenti dhe vullneti tënd unik që ke arritur në këtë majë..! Për të gjitha sukseset e tua në botën e spektakleve televizive…dhe për ty, si artiste dhe kolege e denjë dhe e çmuar, jam e lumtur pa fund!”- ishin fjalët e Alketës për moderatore, duke lënë të kuptohet se ato po vazhdonin të bashkëpunonin si gjithmonë.

Mirëpo, sipas “News31.al”, bashkëpunimi i Alketës me Verën ka ardhur me një kusht! Vejsiu i ka kërkuar producentes të shkarkojë nga detyra asistentin e saj prej 16 vitesh, Popi Kolën, i cili është gjithashtu menaxher i Arilena Arës.

Sipas “News31.al”, Vera e ka pranuar këtë pakt dhe ka shkarkuar nga detyra krahun e saj të djathtë, Popin, i cili sipas burimeve nuk ishte i pranishëm mbrëmë në prapaskenat e emisionit “Në kurthin e Piter Pan”.

Ne të “Iconstyle.al” kemi komunikuar me Popin dhe jemi në pritje të një përgjigjieje nga ana e tij, për të vërtetuar apo mohuar këto lajme. Shtojmë se Alketa nuk i ndjek më në Instagram Arilenën dhe Popin dhe as ata nuk e ndjekin më moderatoren, gjë që lë të kuptohet se marrëdhëniet mes tyre janë prishur.