MENU
klinika

25 milionë euro obligacione

Ankandi i parë i letrave me vlerë për 2020

12.02.2020 - 11:00

Ministria e Financave dhe Transfereve e Kosovës njofton se më 19 Shkurt 2020 do të mbahet ankandi i parë për vitin 2020. Në këtë ankand, do të emetohen Obligacione me maturitet 5 vjeçar në shumën prej 25 milion euro.

“Investimi në Obligacione është investim i sigurt, i garantuar me Ligjin për Borxhin Publik, ku interesi i përcaktuar nga tregu ju garantohet për të gjithë kohëzgjatjen (5 vite) dhe është tërësisht i liruar nga tatimi” njofton ministria.

Për detaje rreth pjesëmarrjes në ankande për blerjen e letrave me vlerë, ministria këshillon që të kontaktohen Bankat tregtare që operojnë në Republikën e Kosovës.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Rritja e pagave 100% për kabinetin e kryeministrit

Merret vendimi, qeveria e Kosovës shfuqizon vendimin e Haradinajt