MENU
klinika

Dueli i vitit

Arabia, 100 mln $ për revanshin Khabib-McGregor

03.02.2020 - 18:23

Pas duelit të tetorit 2018 në “T-Mobile Arena”, boksieri rus, Khabib Nurmagomedov mund të rikthehet sërish në ring përballë Conor McGregor.

Lajmi bëhet i ditur nga promotori i 31-vjeçarit, Dana White, që zbulon se në adresë të rusit ka mbërritur një ofertë prej 100 milionë euro për t’u përballur me njërin prej Conor McGregor ose Floyd Maywaether.

Disa persona janë takuar me bosin e UFC-së dhe kanë ofruar 100 milionë euro që të përballet Khabib me McGregor në Arabinë Saudite.

dana white mcgregor khabib
dana white mcgregor khabib

Oferta faraonike ka mbërritur, me McGregor që shikohet si kundërshtari i ardhshëm për luftëtarin e pamposhtur, gjithmonë nëse Khabib vendosë të zbresë në ring pas duelit të prillit ndaj Tony Ferguson në New York.

Në muajin tetor të dy viteve më parë, ishte Nurmagomedov ai që triumfoi dhe McGregor e shikon mundësinë për t’u përballur sërish me të si një sfidë revanshi.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Duel mes Khabib dhe Mayweather?

“Në xhungël ka vend vetëm për 1 mbret”

Nurmagomedov fal irlandezin

Babai i Khabib fton McGregor në Dagestan