Moderatorja e njohur e ekranit, Arjola Shehu, na ka shoqëruar këtë sezon në ekran me emisionin “Ditë e re” në “Ora News”, ku prezanton krah Kelvi Kadillit.
Mëngjesin e sotëm, e ftuar në emisionin e saj ishte Liesa Haxhiasllani, e cila gjatë bisedës në studio rrëfeu se në “Top Channel” e kanë lajmëruar për largimin e saj që në muajin korrik, ndërkohë që në shtator niste sezoni i ri. Mirëpo, kjo gjë nuk ka ndodhur me Arjolën ndaj moderatorja ka gjetur rastin të thumbojë televizionin e mëparshëm ku ka punuar, pa përmendur emra.
“E ke provuar ndonjëherë të të thonë me 31 gusht që s’je më në punë, kur sezoni i ri fillonte në 4 shtator?”- u shpreh Arjola. Por, ajo na ka lënë kuriozë të dimë nëse bëhet fjalë për emisionin “Kush vjen për drekë” në “Tv Klan” apo “Tek unë” në “InTV”.
Arjola dhe Kelvi erdhën këtë sezon në “Ditë e re” në vendin e Dajana Shabanit dhe Besmir Metanit, të cilët ishin prezantuesit e emisionit deri sezonin e kaluar.