12.02.2020 - 14:56
Këngëtarja e mirënjohur e muzikës popullore, Artiola Toska, ishte njëra prej të ftuarave nga Bashkia e Tiranës për të performuar ditën e djeshme në sheshin “Nënë Tereza”, me rastin e 100 vjetorit të shpalljes së Tiranës kryeqytet.
Mirëpo, këngëtarja mungoi në koncert.
Vetëm pak orë para koncertit, Artiola ka humbur babain e saj.
Mësohet se i ati i këngëtares vuante prej kohësh nga një sëmundje e cila i ka marrë atij jetën ditën e djeshme. Ngushëllimet tona familjes së këngëtares!
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
Premtohet si hiti i verës