MENU
klinika

Serie A, Java 24

Atalanta përmbys Romën, “blindon” Champions

15.02.2020 - 22:50

Atalanta ka bërë një tjetër ndeshje të madhe. Bergamaskët mposhtën në shtëpi 2-1 me përmbysje Romën dhe tani shkojnë në +6 pikë pikërisht nga verdhekuqtë.

Një ndeshje me dy tablo për zikaltrit. Në fundin e pjesës së parë, Dzeko përfiton nga një gabim i mbrojtjes vendase dhe shënon. Fraksioni i parë mbylet 0-1 për miqtë.

Në fillimin e pjesës së dytë Atalanta shënon dy gola njëri pas tjetrit. Fillimisht me Palomino në 50’ dhe pastaj me Pasalic në 59’, një supergol ky i fundit.

Atalanta mund të kishte shënuar edhe të tretin, ndërsa Roma u zgjua vetëm në fund, por vendasit e mbrojtën avantazhin. Tani Atalanta do të ndeshet në Champions me Valencian.