06.02.2020 - 14:48
Receta për: 4 persona
INGREDIENTËT
- 2 copa mish pule të mbetura nga dita e djeshme
- 1 qepë e kuqe e prerë imët
- 2 avokado të ndara përgjysmë
- ½ gotë me kos
- Lëngu i një limoni
- 1 luge gjelle mustardë
- Kripë, piper për shije
- Borzilok i freskët
UDHËZIMET
- Mishin e pulës e thërrmoni në copa sa më të imëta.
- E kaloni në një enë dhe bashkë me të shtoni qepën, kosin, lëngun e limonit, mustardë, pak kripë, piper dhe tulin e brendshëm të avokados.
- Këtë të fundit e merrni me ndihmën e një luge gjelle, pasi i keni ndarë avokadot përgjysmë dhe i keni hequr farat.
- Merrni avokadot dhe i mbushni me masën që përgatitët.
- I servirni në një pjatë duke mos harruar t’i shtoni sipër pak bozilok.