MENU
klinika

E vërtetojnë shifrat

Banking/ Banka e Shqipërisë njofton një tjetër sukses

24.02.2020 - 07:00

Shërbimi i internet banking u rrit me ritme dyshifrore gjatë vitit 2019. Sipas ATSh-së, Banka e Shqipërisë bën të ditur se numri i llogarive bankare të lidhura me internetin arriti në afërsisht 442 mijë, në rritje vjetore me 11% ose rreth 43 mijë llogari më shumë.

Statistikat tregojnë se rreth 89% e llogarive të lidhura me internetin i takojnë individëve. Në Shqipëri shërbimet e internet banking i përdorin rreth 15.5% e popullsisë, në rritje të ndjeshme prej nivelit 14% të vitit 2017. Shërbimi i internet banking ofrohet tashmë nga 11 prej 12 bankave tregtare në Shqipëri. Një pjesë e tyre i ofrojnë shërbimet e internet banking pa pagesë, për t’i nxitur klientët t’i përdorin më shumë ato.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


BSH shpjegon projektligjin

Pagesat, ja pse do të rritet konkurrenca