MENU
klinika

Pique u plak, Umtiti jashtë forme

Barcelona futet në garë për Marash Kumbullën

24.02.2020 - 18:12

Që Marash Kumbulla është vënë në shënjestër të shumë klubeve, si në Itali, ashtu edhe në vende të tjera të Europës, nuk përbën më lajm. Por kur të kërkon Barcelona, këtu vëmendja e djaloshit 20 vjeçar ndalet shumë.

Të kesh mundësinë të luash përkrah Messit dhe me një klub që lufton për gjithçka në futboll, padyshim që është tunduese për mbrojtësin shqiptar. Mjafton të përmendim Rey Manajn që pak ditë më parë vetëm kreu stërvitje e ishte në stol dhe u magjeps.

Kumbulla është duke zhvilluar një sezon pothuajse perfekt në Serie A me Verona-n, duke u bërë kështu një nga zbulimet më të mëdha të këtij sezoni në Itali. Edhe mediet europiane e kanë vlerësuar, i dyti për nga renditja deri më tani në rolin e tij.

Për shkak të paraqitjeve të shkëlqyera, në gjurmët e futbollistit shqiptar janë vënë skuadra të mëdha, si Inter, Juventus, Lazio dhe Napoli në Itali, por edhe nga kampionatet e tjera, ku përmendim Manchester United e Dortmund.

Garës për të marrë shërbimet e Kumbullës tashmë i është shtuar edhe Barcelona. Sipas asaj që shkruan “TuttoHellasVerona”, katalanasit ndjekin me kujdes mbrojtësin 20-vjeçar. Thuhet se spanjollët janë në kërkim të një lojtari për repartin e prapavijës, duke ditur se edhe Pique është në një moshë të madhe, ndërsa Umtiti nuk është në formë.

Barcelona dëshiron ta marrë menjëherë në ekip Kumbullën, në mënyrë që ai të mësohet me lojën e katalanasve përkrah Pique. Tashmë Verona kërkon 30 milionë euro për talentin shqiptar, por për një klub si Barcelona këto pará nuk janë problem.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Edy Reja: Kumbullën ia sugjerova Napolit

“Italia nuk e grumbulloi, e mora te Shqipëria”