MENU
klinika

Çfarë diskutohet?

Basha takon Komisionin e delegacionin e Komisionit të Venecias

14.02.2020 - 09:03

Përfaqësues të opozitës janë takuar sot me delegacionin e Komisionit të Venecias i cili ndodhet në Tiranë prej ditës së djeshme për çështjen e emërimeve në Gjykatën Kushtetuese.

Mësohet se në takim merr pjesë kreu i PD-së Lulzim Basha, sekretari i përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi, nënkryetari i LSI-së Petrit Vasili dhe ish-deputeti i PD Oerd Bylykbashi.

Takim ka nisur në orën 8:15 në ambientet e hotel Rogner.

Dje delegacioni i Venecias është pritur në takim nga Presidenti i Republikës Ilir Meta dhe kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN