MENU
klinika

Bundesliga, java 24

Bayern shënon 6 gola, festa prishet nga pankarta

29.02.2020 - 17:27

Bayern Munchen ka dhuruar spektaklin e radhës. Pas fitores bindëse në Champions, bavarezët kanë shënuar 6 gola në transfertë ndaj Hoffenheim në Bundesliga. Rezultat tenistik, që mban kampionët në krye.

Bayern e zgjidhi ndeshjen në harkun kohor të 31 minuta, teksa shënoi 4 gola nga minuta e 2-të deri në 33-të. Gnabry, Kimmich, Zirkzee dhe Coutinho dhuruan spektakël me golat e tyre, në mungesë të Lewandowskit të dëmtuar.

Me të nisur pjesa e dytë, Coutinho shënon dopietën personale dhe të pestin, ndërsa Goretza në 62’ con shifrat në 0-6. Bayern ka shënuar këtë me një mesatare prej 3 golash.

Megjithatë, ndeshja ndalet në minutën e 78-të, pasi tifozët e Bayern kanë shpalosur një banderolë të palejuar dhe fyese kundrejt pronarit të Hoffenheim, Dietmar Hopp: “Dietmar Hopp mbetet një bir kurve”.

Më pas skuadrat dalin në fushë, por thjesht pasojnë me njëri tjetrin topin për të përfunduar minutazhi. Dortmund ka fituar 1-0 dhe barazon Leipzig në vendin e dytë.