MENU
klinika

"Do bëj çmos ta luftoj…!"

Besa Shahini ‘harron’ arsimin dhe reagon për gratë e dhunuara

22.02.2020 - 13:15

Ministrja e Arsimit, Besa Shahini, jep një mesazh të fortë për të gjitha ato vajza e gra, që bien pre e dhunës dhe abuzimit.

Përmes një mesazhi në “Facebook”, Shahini godet edhe mediat, që nxjerrin emrat e personave të abuzuar dhe spekulojnë me detaje të abuzimit, duke e cilësuar shfrytëzimin e viktimave të abuzimit si poshtërsi.

Ajo thekson se të gjithë kemi detyrimin të ngremë zërin përballë padrejtësisë apo abuzimit dhe të sigurohemi që shkaktarët e dëmit të marrin dënimin e duhur.

“Shfrytëzimi i viktimave të abuzimit apo neglizhencës, për arsye të tërheqjes së vëmendjes apo vetë-promovimit, është poshtërsi. Po të kishin interesin e të abuzuarve në mendje, nuk do t’i nxirrnin në media me identitet të plotë duke spekuluar me ditë të tëra për detaje të abuzimit.

Kam mbi dy vite në Shqipëri që shoh jetët e grave dhe vajzave të shkatërrohen nën peshën e kazanit mediatik, dhe jo vetëm! Të gjithë ne kemi detyrimin të ngrejmë zërin përballë padrejtësisë apo abuzimit dhe të sigurohemi që shkaktarët e dëmit të marrin dënimin e duhur. Por në këtë proces nuk guxojmë të thellojmë dëmin ndaj të dëmtuarit. Asnjë rast i dhunës dhe abuzimit nuk tolerohet! Sidomos në shkollë! Masat e rrepta që kemi ndërmarrë për parandalim dhe dënim e reflektojnë këtë!

Dua të nënvizoj edhe një herë: shfrytëzimi i viktimave të abuzimit për përfitim të vëmendjes është abuzim në vete. Ndaj edhe këtë formë të abuzimit do të bëj çmos ta luftoj!”, shkruan Shahini.

Ndërkohë që situata në shkollat e vendit ka nevojë për ndërhyrje imediate dhe jo më larg se para pak javësh emisioni invstigativ ‘Stop’ ka publikuar rastin e nje mesuesi i cili ngacmonte seksualisht nxënsen e shkollës ‘Jakov Xoxa’ në Fier, ministjra nuk ka mbajtur asnje qëndrim. Kujtojmë që raste të tilla nuk janë të pakkta sidomos 2 vitet e fundit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Dy opsione për Tiranën, Durrësin, Lezhën"

Besa Shahini: Nesër nis mësimi në qarqet e paprekura!


Mijëra familje pa energji elektrike

Kaos në Britani nga stuhia ‘Bert’!

Vangjeli: Sky ECC u përdor nga politikanë, ministra e gjyqtarë…

“Prokuroria ka në dorë ‘ditarin’ e botës së errët të krimit”

“Bllokim total i Tiranës! Qytetarët do të vuajnë, por…“

“Mosbindja civile” protestë më 26 nëntor, Paloka zbardh skenarin