Astronomët kanë identifikuar për herë të parë një model burimi shpërthimi të valëve të radios njohur si (FRB) në hapësirë por ende nuk e dinë se çfarë e shkakton këtë fenomen. Sinjale të tilla kanë shqetësuar shkencëtarët që nga zbulimi i tyre për herë të parë në vitin 2014, pasi origjina e tyre mbetet ende një mister i plotë. Ata kanë gjetur së fundmi një burim sporadik shpërthimi valësh radiofonike prej 500 milion vitesh dritë larg duke patur kështu një model specifik që po studiohet.
Ai përçon një sinjal për disa milisekonda një herë në orë, çdo orë për katër ditë. Pastaj hesht për 12 ditë para se të rifillojë ciklin e tij 16 ditor.
Kjo është hera e parë që një model i tillë është parë nga astronomët, por arsyet themelore nuk dihen. Modeli u zbulua pas 400 ditësh vëzhgime inensive. Duncan Lorimer, një astrofizikant në Universitetin e Virxhinisë Perëndimore në Morgantoën, për Science news: Kjo është shumë domethënëse. Potencialisht do të na çojë në një drejtim interesant për të kuptuar se përse këto valë kanë një cikël kaq të saktë që përsëritet çdo 16 ditë.”
Studiuesit nuk dinë se çfarë i shkakton valët, por mund të thonë me siguri çfarë nuk i ka shkaktuar dhe me siguri nuk bëhet fjalë për sinjale komunikimi nga alienë.