Komisioni Qendror i Zgjedhjeve sot miratoi rekomandimin për Presidentin e Republikës, Hashim Thaçin lidhur me kandidatët e radhës që zëvendësojnë deputetët që janë bërë ministra.
Nga Lëvizja Vetëvendosje, Enver Haliti zëvendëson Albin Kurtin; Alban Hyseni zëvendëson Glauk Konjufcën; Arta Bajralija zëvendëson Albulena Haxhiun; Fitim Haziri zëvendëson Arben Vitia dhe Eman Rrahmani zëvendëson Haki Abazin.
Nga LDK-ja, Hatim Baxhaku zëvendëson Anton Qunin; Fidan Rekaliu zëvendëson Lumir Abdixhikun; Xhavit Uka zëvendëson Avdullah Hotin; Besa Gaxherri zëvendëson Hykemete Bajramin dhe Shkumbin Gashi zëvendëson Besian Mustafën.
Ndërsa, nga NOVA DEMOKRATSKA STRANKA, Zikreta Aliti zëvendëson Emilija Redžepi.