Festivali i Filmit në Berlin, ka njoftuar se e tërheq çmimin akorduar ish-drejtorit të festivalit, Alfred Bauer, pasi fakteve se ai ishte një ish-zyrtar i lartë nazist.
Vendimi u mor nga organizatorët e festivalit, pasi e përjavshmja gjermane “Die Zeit”, ka publikuar dokumentin që zbulonte të kaluarën e dyshimtë për Bauer.
Bauer ishte i përfshirë ngushtë në një organizatë propagandistike, kjo e themeluar në vitin 1942, nga Joseph Goebbels.
“Die Zeit” arriti në këtë zbulim për Bauer, falë hulumtimeve të ngjarjeve historike, që treguan se ai ishte anëtar i Partisë Naziste, si dhe krahu paramilitar i saj, para luftës.
Gazeta përdori dokumente nga Arkivi Kombëtar, Arkivi i Qytetit në Berlin, që dëshmuan se Bauer, ishte përgjegjës për spiunimin e aktorëve, regjisorëve dhe përfaqësuesve të tjerë të industrisë së filmit.
Ai besohet t’i ketë zhdukur vazhdimisht, të gjitha faktet nga e kaluara e tij si nazist, pas lufte.
Më 1951, Bauer u emërua drejtori i përgjithshëm dhe mbajti atë pozicion, deri me daljen në pension, në vitin 1976.