MENU
klinika

Zbulojini

Disa mënyra natyrale për zbardhjen e dhëmbëve

03.02.2020 - 12:39

Kemi shpenzuar shuma të mëdha parash për zbardhjen e dhëmbëve. Këto procedura janë mjaft të shtrenjta dhe duhet të përsëriten. Por harrojmë që shtëpitë tona janë plot me produkte që mund të na ndihmojnë të kemi një buzëqeshje të bukur.

 

  1. Xhenxhefill dhe kripë

Çfarë ju nevojitet: xhenxhefill, kripë dhe limon

Si të përdorni: Grini një pjesë të vogël xhenxhefilli, kjo mund të bëhet me një rende. Merrni 1/4 lugë çaji kripë dhe shtojeni në xhenxhefill. Pritini një fetë limoni, shtrydhni lëngun në përzierje dhe përsëri përziejini mirë. Aplikojeni atë me një furçë dhëmbësh.

  1. Argjil

Çfarë ju nevojitet: argjil

Si të përdorni: Thjesht aplikoni argjilën në dhëmbë dhe pastrojini mirë me një furçë dhëmbësh. Mos përdorni shumë presion, bëjeni butësisht. Më pas shpëlajeni gojën me ujë të pastër.

  1. Kripë

Çfarë ju nevojitet: Kripë, ujë

Si të përdorni: Përzieni kripën dhe ujin në pjesë të barabarta. Derisa kripa të tretet plotësisht. Aplikoni përzierjen në dhëmbët tuaj me një furçë dhëmbësh. Ju gjithashtu mund të bëni gargarë me të dhe më pas shpëlani gojën me ujë të pastër.

  1. Gjethet e mentës dhe vaji i arrës së kokosit

Çfarë ju nevojitet: gjethe mente, vaj kokosi

Si të përdorni: Grini gjethet dhe shtojini në vaj kokosi. Përziejini mirë dhe aplikoni përzierjen në dhëmbët tuaj me një furçë dhëmbësh. Mos përdorni shumë mente, 3-5 gjethe janë më se të mjaftueshme.

  1. Pluhur kakao

Çfarë ju nevojitet: pluhur kakao dhe ujë ose vaj kokosi.

Si të përdorni: Përzieni pluhurin e kakaos me vajin e arrës së kokosit ose ujin. Lyeni dhëmbët si zakonisht me këtë përzierje.

  1. Uthull dhe sode buke

Çfarë ju nevojitet: sodë buke, uthull molle

Si të përdorni: Përzieni 1 lugë çaji uthull molle me 1 lugë sodë buke. Përziejini ato derisa të formojnë një përzierje homogjene. Lyeni dhëmbët me përzierien dhe shpëlajeni gojën me ujë të bollshëm.