04.02.2020 - 16:33
Receta për: 6 persona
Domatet janë një prej perimeve më të çmuara që vera na dhuron: jemi mësuar t’i shohim në tezgat e fruta-perimeve gjithë vitin, por kjo është periudha që kanë maksimumin e shijes dhe të aromës. Sot kemi zgjedhur domate zemër kau për të përgatitur pjatën e domateve të mbushura me mish. Një variant klasik i domateve të mbushura me oriz që mund ta servirni si pjatë të dytë, për një menu krejtësisht mesdhetare, ndoshta pas një pjate të mirë pastash me patëllxhanë e djathë.
INGREDIENTËT
- 6 domate zemër kau
- 200 gr mish viçi i grirë
- 100 gr karota
- 80 gr presh
- 50 gr verë e bardhë
- 50 gr vaj ulliri ekstra i virgjër
- rigon i thatë
- kripë
- piper i zi
UDHËZIMET
- Lani domatet, hiquni pjesën e poshtme dhe me anë të një luge, zbrazini nga tuli i brendshëm. Tulin grijeni imët.
- Qëroni karotat, pritini në shirita gjatësorë, e më pas në kubikë shumë të vegjël. Pastroni preshtë dhe pritini në feta të holla.
- Merrni një tigan që nuk ngjit, ngrohni 30 gram vaj, shtoni preshtë dhe karotat. Kavardisini në zjarr të mesëm për 4-5 minuta, pastaj shtoni mishin e grirë dhe skuqeni për gati 3 minuta. Më pas shuajeni me verën e bardhë dhe lëreni të avullojë komplet.
- Shtoni më tej tulin e grirë të domateve, ulni zjarrin dhe gatuajini për 5-6 minuta. Në fund aromatizojini me rigon, hidhni kripë, piper dhe fini sobën.
- Sistemoni domatet gati për mbushje në një tavë, hidhuni pak kripë e vaj në brendësi. Më pas mbushini me masën e përgatitur dhe mbulojini me pjesët që ku kishit prerë.
- Spërkatini përsëri me pak vaj dhe piqini në furrë të parangrohur në 200 gradë për 30 minuta.
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
"Receta e mamit"
Pandispanjë shumë e shijshme me vetëm tre përbërës
"Receta e mamit"