MENU
klinika

Nuk ishte parë asnjëherë!

E frikshme! Në Antarktidë temperaturat thyejnë rekord

14.02.2020 - 11:08

Ndonëse u mendua se më 6 shkurt tempëraturat thyen çdo rekord të mundshëm në Antarktidë, tani kjo është ndryshuar.

Temperaturat kanë arritur në 20.75 gradë dhe kjo është shifra më e lartë që është arritur ndonjëherë në këtë zonë. Shkencëtari brazilian Carlos Schaefer ka thënë për AFP se kurrë nuk kishte parë një temperaturë kaq të lartë në Antarktidë dhe kjo është një çështje që kërkon shumë studim.

Ky regjistrim i fundit është bërë në një stacion monitorimi në ishullin Seymour, pjesë e një zinxhiri ishujsh në të njëjtin gadishull, në pikën më veriore të kontinentit.

Agjencia meteorologjik ka zbuluar se kjo është vlera më e lartë e temperaturave e arritur në Antarktidë që nga viti 1961.