MENU
klinika

"Cohë"

Ekspozita e mjeshtërisë të pikturave të leshta

04.02.2020 - 18:01

Për dy muaj në Pejë, Fitore Berisha, do të provonte të mësonte mjeshtërinë e përpunimit të leshit, deri tek ajo e punimit të qeleshes. Krahas Afrim Latës, mjeshtër i përpunimit të leshit në Pejë, Fitore Berisha do të vinte me një ndërthurje të pikturës dhe leshit. Kjo ndërthurje mbrëmë u përthekua me hapjen e Ekspozita ‘Cohë’, çelur pranë Muzeut të Kosovës, sjell punime të ndryshme të Fitores. Këto punime vijnë, si rezultat i studimeve dhe kërkimeve të saj, gjatë ekspeditës së shkurtër, prej ku ajo mori frymëzimin për të sjellë vepra arti realizuar me materiale të leshta dhe me pikturat e bukura të saj. Pikërisht me cohë – leshi i butë i përpunuar hollë, krijon materialin që më pas, Fitorja e përdor në punimet e saj, ishte tipari dallues i kësaj ekspozite.

“Nuk ka qenë projekt i lehtë, pasi me lesh mundesh të bësh shumë punime, mundesh me e pru leshin në jetë me anë të shumë mënyrave. Unë kam fillu me plisa – qëllimi ka qenë që produkt final, mos me qenë plisi, por me shku më tutje. Plisit, qeleshes, me anë të këtij projekti ia kam dhënë një frymë femërore, si gjithmonë në punët e mia” – është shprehur autora, për mediet. “Vetë plisi dhe qeleshja, shpesh edhe leshi, e kanë njëfarë tradite vetëm burrërore pas tyre. Megjithatë gjatë procesit gjithmonë kryefjala është gruaja, ajo pastron, e tjerr leshin, krijon sexhadet e ndryshme, i pastron tirqit, dhe plisin, që në fund ai me dalë triumfa. Bile edhe qeizin sonte në ekspozitë e shihni me lesh, e jo me tentene siç është zakon” –  tregon, Fitore Berisha.

Nga kjo përvojë, artistja është munduar të shohë sesi mund ta manipulojë metodën dhe materialin, për të krijuar forma të reja mbi të cilat do të mund t’i zhvillonte punimet e saj. Në këtë mënyrë ajo, riimagjinon dhe riinterpretion një proces të punëdores, që për një kohë të gjatë ka qenë konsistent në zhvillimin e tij. Si rezultat, në këtë prezantim coha prehet, qepet, formësohet, ngjyroset dhe ndërthuret me të shprehurit e saj artistik.

Sali Shoshi nga CHwB Kosova tregoi gjatë hapjes së ekspozitës se punimet janë në shitje dhe se ideja e HERITAGE SPACE është të sjellë më shumë produkte e projekte të tilla – Made in Kosova. Shoshi ka qenë edhe mentor i artistes gjatë tërë hulumtimit. “Ky sonte është prezantimi i dhjetë i Heritage Space 2019 – një platformë kjo që mbështetë artistët dhe njerëzit kreativë të inspiruar nga trashëgimia kulturore. Fitorja sot na tregon se kur ka kreativitet dhe dorë të artistëve, edhe coha mund të dalë në diçka krejt të re dhe mund të kemi produkte të reja në treg si pjesë e industrisë kreative” – është shprehur, Shoshi.

Projekti u realizua në kuadër të platformës të “Heritage Space”, nga CHwB Kosova. Ky aktivitet është pjesë e projektit “Dialogu ndërmjet komuniteteve përmes ruajtjes gjithëpërfshirëse të trashëgimisë Kulturore” i zbatuar nga Programi për Zhvilim i Kombeve të Bashkuara (UNDP Kosovo) dhe fiancuar nga Instrumenti i Bashkimit Evropian që kontribuon për Paqe dhe Stabilitet (IcSP) dhe Qeverisë Suedeze.

Për më shumë, vizitoni: www.konica.al

U shfaq në Teatrin e Operas dhe Baletit

“La Boheme” e Puccinit, një opera për rritjen

Dita e lindjes dhe e vdekjes së William Shakespeare

Shkrimtari që ngriti artin poetik në majat më të larta

Vdekja e dy kolosëve të letërsisë botërore

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Librit