Mediet e huaja e kanë cilësuar si të jashtëzakonshme, performancën e fundit të Ermonela Jahos. Në sallën prestigjioze të Londrës ‘’Wigmore Hall’’, shfaqja e sopranos shqiptare ka bërë bujë të madhe në mbarë botën, duke marrë kështu vëmendjen e medieve më prestigjioze. Koncert i realizuar të hënën, iu kushtua sopranos italiane Rosina Storchio (1872-1945), e cila, njihej si yll i premierave botëore të Puccinit e Giordanios. Ky koncert madhështor, shënoi edhe 50-bjetori i kompanisë “Opera Rara”.
Performanca e Jahos u shoqërua nga pianisti Steven Maughan, ku ajo interpretoi një kombinim të këngëve italiane dhe franceze, me ariet operistike të interpretuara më parë, nga Rosina Storchio.
‘’Aftësia e jashtëzakonshme e sopranos shqiptare, për të hyrë në botën e personazhit, ishte veçantia e këtij interpretimi’’, – sipas, “The Guardian”. Ndërsa, britanikia ‘’The Independent’’, shkruante sesi Ermonela, shqiptarja fama e të cilës, erdhi ngadalë, tronditi botën e artit duke ngjallur emocione të forta te publiku.
“Pak këngëtare të tjera, kanë aftësinë e saj për të përqendruar tërë fokusin e një skene, duke tërhequr vëmendjen për çdo nuancë të shprehjes së saj’’, – thuhej mes të tjerash, në “The Independent”.