11.02.2020 - 15:12
Receta për: 4 persona
Fileto të holla pule, marinuar një ditë më parë dhe gatuar me një sërë përbërësish të tjerë të shijshëm, është receta që duhet të provoni sot!
INGREDIENTËT
- 4 fileto të holla pule
- 1 lugë gjelle vaj ulliri
- 1 vezë
- 1 lugë gjelle erëza të përziera kuzhine
- 2 lugë gjelle qumësht
- ¼ gotë me djathë parmixhano të freskët
- 1 gotë me galetë (bukë e thekur e grirë imët)
- 1 lugë çaji hudhër pluhur
- 1 lugë çaji spec i kuq pluhur
- Kripë, piper për shije
- 1 lugë gjelle majdanoz i freskët
UDHËZIMET
- Nëse filetot e pulës i keni të trasha, me një thikë të mprehtë, i prisni në fileto më të holla.
- Më pas i marinoni ato me kripë, piper, erëzat e përziera dhe vaj ulliri.
- I vendosni në në tas, i mbështillni me një qese kuzhine dhe i lini në frigorifer për të paktën 1 orë. E mira do ishte t’i linit një ditë para në frigorifer.
- Parangrohni furrën në 200 gradë celsius.
- Merrni një tas. Rrihni në të vezët, qumështin. Shtoni pak kripë dhe piper.
- Ndërkohë në një enë tjetër kombinoni hudhrën, parmixhanon, galetën dhe specin e kuq pluhur.
- Merrni filetot e pulës me radhë. Në fillim i kaloni tek masa me vezë dhe më pas i kaloni tek tasi i dytë.
- Tani i vendosni filetot tek tava ku keni shtruar më parë një letër kuzhine.
- I fusni në furrë për 15 minuta derisa filetot të marin një ngjyrë kafe të artë.
- I shërbeni sipër me pak majdanoz të freskët dhe shërbejeni menjëherë.