MENU
klinika

Basketboll femra

Flamurtari fiton Kupën e Shqipërisë

02.02.2020 - 15:24

Flamurtari fiton Kupën e Shqipërisë në basketboll për femra. Vlonjatet mposhtën në finale Partizanin me rezultatin 110-85, duke e koleksionuar trofeun e 19-të në historinë e klubit.

Ndërsa nga ana tjetër, ëndrra e Partizanit për suksesin e parë në këtë kompeticion shuhet në finale. Flamurtari me 4 të huaja në përbërje dhe Partizani me një skuadër tërësisht vendëse, dhuruan një basketboll shumë të bukur.

Kryeqytetaset fituan minimalisht 23-24 periodën e parë. Në periodën e dytë vlonjatet bënë autokritikë, duke e kthyer gjithçka në avantazh të tyre e duke fituar periodën 28-17.

Me rifillimin e periodës së tretë, Flamurtari sërish me eksperiencën që ka parakaloi, duke shënuar plot 32 pikë kundrejt 15 të Partizanit. Vajzat e drejtuara nga trajnerja Koçi reaguan në periodën e fundit duke e fituar 27-29, por kjo ishte e pamjaftueshme për të përmbysur shifrat.

Plot 5 lojtare të Flamurtarit regjistruan statistika dyshifrore në shënimin e pikëve, ku spikati amerikania Bay me 25, që ishte edhe shënuesja më e mirë e ndeshjes.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Gjysmëfinalet u luajtën në Vlorë

Basket femra, mësohen skuadrat finaliste të Kupës