MENU
klinika

"Receta e mamit"

Fokaçe mesdhetare me pomodorini dhe ullinj

08.02.2020 - 11:37

E bërë me domate të freskëta dhe ullinj të zi shtëpie, pa djathra e produkte të tjera bulmeti, kjo fokaçe është vërtet një vakt i lehtë dhe i shijshëm.

Përbërësit:

  • 600 gram miell për pica dhe fokaçe
  • 250 ml ujë i vakët
  • 25 gr maja birre
  • 5 lugë gjelle vaj
  • 1 lugë çaji sheqer
  • një vasketë e vogël me pomodorini
  • 30 gram ullinj të zinj pa bërthamë
  • vaj
  • kripë
  • rigon

Përgatitja:

  1. Shkrini majanë në pak ujë të vakët, shtoni sheqerin dhe përziejini derisa të formohet një shkumë. Tek pjesa e mbetur e ujit tresni kripnë. Hidhni miellin në një tas dhe shtoni ujin së bashku me majanë e shkrirë. Shtëoni dhe 5 lugët e vajit dhe filloni të krijoni brumin. Shtoni dhe ujin ku keni tretur kripën dhe punoni brumin me duar për disa minuta.
  2. Vendosni brumin në një tas të cilin e keni spërkatur me miell dhe mbulojeni me një pecetë. Lëreni të vijë për 3 orë.
  3. Pasi të ketë ardhur, hapeni brumin në një tepsi të lyer me vaj dhe lëreni të vijë edhe për 30 minuta.
  4. Ndërkohë prisni pomodorinit. Nëse i keni të konservuar, lërini siç janë. Hiquni ujin e tepërt ullinjve. Pasi të ketë kaluar gjysmë ore, vendosini pomodorinit dhe ullinjtë mbi sipërfaqen e brumit duke i shtypur pak.
  5. Hidhni kripë, rigon dhe pak vaj ulliri.
  6. Futeni të piqet në furrë për 30 minuta në 190 gradë.