MENU
klinika

"Kalorëse e Arteve"

Franca nderon Arta Dobroshin

27.02.2020 - 17:31

       Aktorja ndërkombëtarisht e njohur, Arta Dobroshi, vlerësohet nga ambasadorja e Francës në Kosovë, Marie-Christine Butel, me urdhrin “Kalorëse e Arteve dhe Letrave”, nga Republika e Francës.

Urdhri “Kalorëse e Arteve dhe Letrave” nga Republika e Francës, kësaj here i shkoi aktores së njohur, Arta Dobroshi. Këtë urdhër ia dorëzoi aktores së njohur në mbarë botën, ambasadorja e Francës në Kosovë, Marie-Christine Butel, për të vlerësuar karrierën e saj shembullore, si aktore me famë botërore dhe angazhimin e saj në shërbim të frankofonisë.

“Me këtë titull protagonistja e filmit “Lorna’s Silence”, u vlerësua për përhapjen e gjuhës dhe kulturës franceze në Kosovë, gjatë karrierës së saj”, është shprehur ambasadorja Marie-Christine Butel.

Arta Dobroshi, në vitin 2008 depërtoi në Festivalin e Kanës, me filmin “Heshtja e Lornës”. Filmi u vlerësua për skenarin më të mirë në Kanë. Dobroshi është nominuar, si aktorja më të mirë në ‘Çmimet Evropiane të Filmit’. Ka fituar çmimin “Barbara Tipple Best Actress Award”, për rolin në filmin “Three Worlds” . Ka luajtur tek “Heshjtja e Lornës”, “Baby”,” Magic Eye”, “A Lady Day”, “Stray” etj.

Urdhri që iu dorëzua në Rezidencën e Francës në Prishtinë, “Kalorëse e arteve dhe letrave”, është një nga dekoratat më të larta që jep Republika e Francës, për artistët që përmes punës kanë kontribuar në shtrirjen dhe promovimin e artit dhe letërsisë në Francë dhe në mbarë botën. Është themeluar në 2 maj të 1957-ës, sipas formulimit të André Malraux, por ndonjëherë përbuzet ose refuzohet ashpër (Léo Ferré, është një ndër rastet më të famshme).

Për më shumë, vizitoni: www.konica.al