MENU
klinika

Çmimet e arit, naftës dhe bakrit

Frika “kontrollon” tregun e lëndëve të para

24.02.2020 - 13:13

Në dallgën e koronavirusit ari duket tashmë se është lëshuar në kuotën e 1.700 dollarëve për onc. Vrapi drejt rezervave është rimarrë së bashku me alarmin për atë që druhet se mund të kthehet në pandemi. Dhe kuotimet e metalit të çmuar, me një rritje më shumë se 2%, janë shtyrë deri në 1678 dollarë,një rekord që prej shkurtit të vitit 2013.

Ikja nga rreziku dhe frika në rritje për ekonominë në fakt po godet lëndët e tjera të para dhe në veçanti naftën, pas një periudhë te gjatë rikuperimi. Brent ka humbur 3 % dhe është nën 57 dollarë për fuçi. WTI vlen më pak se 52 dollarë.

konica ekonomiakonica ekonomia mobile

Edhe shitja e bakrit (në rënie me 1 % në Londër, pak sipër 5700 dollarëve për tonelatë) dhe thuajse të gjitha metalet e tjera industriale. Alarmi i virusit është rindezur në fundjavë me përhapjen e shpejtë në Itali, që rrit rrezikun në të gjithë Eurozonën. Rastet ndër të tjera janë përqendruar në Veri të gadishullit, zonën ku është përqendruar aktiviteti prodhues i vendit dhe shqetësimi nuk është vetëm për situatën shëndetësore por edhe mbi ndikimet negative në ekonomi.

Titujt e aksioneve bëhen më pak tërheqës në raste të tilla, ndërsa lëndët e para më të ndjeshme ndaj cikleve ekonomike, kthehen në vëmendjen e shitjeve. Paraja drejtohet në burime më të sigurta mes tyre: ari, dollari dhe titujt e shtetit amerikan. Ndërkohë pak kanë lëvizur Yeni dhe franga zvicerane, valuta që shpesh përdoren si rezerva.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


COVIZ-19 "paralizon" qytetet

CNBC/ Zbrazen marketet në Itali