MENU
klinika

Bie akuza për grup të strukturuar kriminal

Gjykata e Posaçme dërgon dosjen ‘Bajri’ në Shkodër

07.02.2020 - 09:50

GJKKO ka dërguar dosjen Bajri në Prokurorinë e Shkodrës pasi ka konstatuar se nuk është kompetencë e SPAK.

Mësohet se për të akuzuarit Safet Bajri, Ilir Bajri, Behar Bajri, Astmer Bilali, Ismet Idrizi, Emrah Plaku, Enver Bajri ka rënë akuza e grupit të strukturuar e grupit kriminal dhe do të hetohen tashmë në Prokurorinë e Shkodrës. Enver dhe Behar Bajri u përfaqësuan nga avokati Alban Bengasi ndërkohë Safet Bajri, Ilir Bajri, Astmer Bilali,Ismet Idrizi dhe Emrah Plaku janë përfaqësuar nga avokati Arbër Hoxhaj.

Më 22 shtator të 2018 11 persona u arrestuan në kuadër të Operacionit ‘OAZ’ ndër të cilët edhe Safer dhe Enver Bajri.

Fillimisht ata akuzoheshin për një sërë veprash penale si “Vrasje me dashje e mbetur në tentativë”, në bashkëpunim, “Vrasje me dashje”, e kryer në bashkëpunim, “Prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve dhe municioneve luftarake”, “Organizim i llotarive të palejuara”, “Pastrim i produkteve të veprës penale” të kryer në bashkëpunim, “Shtrëngim me anë të kanosjes ose dhunës për dhënie të pasurisë”, kryer në bashkëpunim, “Përkrahje e autorit të krimit”, ‘Moskallëzim krimi”, “Prodhim e shitje e lëndëve narkotike”, të gjitha këto të kryera në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal.

Grupi akuzohej për dy vrasje, njëra në 7 shkurt 2001, ku u vra shtetasi A.T., dhe ngjarje e datës 20 qershor 2002, ku u vra shtetasja F.H., 15 vjeçe. Si dhe për një kanosje ndaj disa shtetasve për të dhënë shumë parash.