“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.
Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.
Pacientja: Para disa vitesh kalova depresion dhe fitova shumë peshë aq sa mund të quhem obeze, dua ta ndaloj këtë dhe nga çfarë sëmundje rrezikoj në të ardhmen?
Përgjigjet mjekja e përgjithshme: Përshëndetje. Në rradhë të parë ju përgëzoj për guximin që morrët dhe më shkruajtët. Ju duhet të ndryshoni mënyrën e të ushqyerit dhe stilin e jetesës sepse obeziteti rrezikon semundjen e diabetit, astmën bronkiale, sëmundjet e zemrës apo dhe depresoni të cilin keni kaluar ju si dhe izolim nga shoqëria e kuptoj gjendjen tuaj prandaj ju këshilloj të konsultoheni me dietolog dhe endokrinolog.
Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.