Dy ditë më parë u afruan 100 milionë dollarë nga Arabia Saudite në mënyrë që mes Khabib Nurmagomedov dhe Conor McGregor të kishte një revansh.
Kampioni i botës në peshën e lehtë në artet marciale mikse, Khabib, ka mbetur i habitur nga zërat se në Arabinë Saudite janë gati të paguajnë 100 milionë dollarë për një tjetër duel mes tij dhe McGregor.
“Nuk më duhen këto lloja parash. UFC-ja apo sporte të tjera t’i përdorin ato parà për gjëra më në nevojë. Nuk e kuptoj se përse njerëzit janë gati të japin 100 milionë dollarë për të më parë mua që mund sërish një idiot. Nuk mendoj se kjo gjë është e arsyeshme”, u shpreh Nurmagomedov.
Kampioni rus në prill të këtij viti do të duelojë ndaj Tony Ferguson në eventin UFC-249, në Neë York, pastaj pritet një revansh me irlandezin, të cilin e mposhti tetorin e vitit 2018.