03.02.2020 - 17:22
Doli jashtë të gjitha parashikimeve! Telefoni më i shitur në 3- mujorin e fundit të vitit 2019 në të gjithë globin, është Iphone XR. Ky iPhone zë 3% të tregut dhe mbetet telefoni më i shitur çdo tremujor që nga viti 2018.
Vetëm iPhone XR kontribuoi në mbi ¼ e shitjeve të Apple gjatë tremujorit, duke u bërë telefoni më të shitur për gjigantin e teknologjisë, shkruan indeksonline.
Apple e ndryshoi edhe çmimin e këtij telefonit në Kinë për të ruajtur kërkesën e konsumatorit për këtë telefon. Phone XR ju bashkua iPhone 11 i nxjerrë në treg në shtator të këtij viti dhe zë vetëm 1.6% të tregut. Lista e telefonave më të shitur në tremujorin e fundit të 2019 përfshin gjithsej 6 modele nga Samsung dhe Oppo, ndërsa dy të fundit në listë janë Xiaomi Redmi 7A dhe Huawei P30.
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
Ja kush 'triumfon'
Këta janë telefonat më të shitur në vitin 2019!
Çfarë është shpikur që nga 2009-a?
Produkte teknologjike që nuk kanë ekzistuar 10 vite më parë!
iPhone apo Samsung?