MENU
klinika

Vendimi i CAS

Kampioni olimpik i notit pezullohet për 8 vjet

28.02.2020 - 12:59

Mund të jesh më i miri, por kur bëhet fjalë për rregulla, duhen zbatuar, ndryshe e pëson. Notari kinez Sun Zhang është skualifikuar për 8 vite nga të gjitha eventet sportive.

Ka qenë ky vendimi i marrë nga Gjykata e Arbitrazhit Sportiv në Lozanë, që ka akuzuar notarin se ka thyer rregullat antidoping. Zhang, i cili konsiderohet si një nga notarët më të fortë të historisë, gjatë seancave që ka bërë para CAS-it, ka deklaruar se është i pafajshëm.

Në tetor të 2018-ës, ai shkatërroi me një çekiç të gjitha epruvetat gjatë një testi surprizë antidoping. Notari 28-vjeçar kinez ka vetëm një shans për të shpresuar pjesëmarrjen në Olimpiadën “Tokyo 2020”, t’i drejtohet gjykatës Federale Supreme në Zvicër.

Gjasat janë të mëdha që ai të garojë, kjo për shkak edhe të historisë së sportistëve në dyert e saj. Kjo për shkak se ankesat e tyre i kanë dhënë gjithmonë të drejtë sportistit, me rastin e vetëm, atë të Kampionit të Trefishtë olimpik, irlandezit Michelle Smith de Bruin, që dështoi me apelin e tij kundër një ndalimi katër vjeçar.

Në karrierën e tij, Zhang ka fituar 3 medalje të arta olimpike, 2 të argjendta dhe 1 të bronztë. Ndërkohë, që aktualisht është kampion olimpik në fuqi në 200 metra stil i lirë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Holandezi mblodhi 3.5 mln euro

Bëri 163 km not për një kauzë me rëndësi