MENU
klinika

Kategoria e Parë, Java 16

Kastrioti mposht Dinamon, fundoset Elbasani

15.02.2020 - 16:14

Kanë përfunduar një pjesë e mirë e ndeshjeve të javës 16 në Kategorinë e Parë. Në Grupin A, Kastrioti ka bërë detyrën ndaj Dinamos në Krujë, duke fituar me rezultatin minimal.

Surprizë fitorja e Erzenit në Peshkopi ndaj Korabit, me shijakasit që hakmerren për humbjen në fazën e parë. Debutim me sukses i trajnerit Dorian Bubeqi tek Erzeni, që dy javë më parë drejtonte ekipin dibran.

GRUPI A

KASTRIOTI – DINAMO 1-0

Daci 41′ 

KORABI – ERZENI 0-1

Xhemalaj 55′ 

EGNATIA – VELEÇIKU 0-0

BESËLIDHJA – BURRELI (nesër)

TËRBUNI (pushim)

Në Grupin B, Turbina surprizon Elbasanin dhe tashmë verdheblutë rrezikojnë rënien në Kategorinë e Dytë. Cërrikasit kanë marrë një rezultat fantastik në transfertë.

Ndeshjet e pretendentëve do të luhen nesër. Pogradeci pret Lushnjën, ndërsa Besa do të përballet me Apoloninë në Lushnjë. Ngga këto ndeshj varet shumë kreu në këtë grup.

GRUPI B

ELBASANI – TURBINA 0-1

Peqini 8′ 

ORIKU – ILIRIA 0-0

DEVOLLI – SHËNKOLLI 3-1

Da Mota 37′ , Isufi 75′, Lopes 90′ / Toma 86′ 

POGRADECI – LUSHNJA (nesër)

BESA – APOLONIA (nesër)

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN