Komisioni Europian ka vendosur të ndajë 232 milionë euro për përballimin e epidemisë së koronavirusit dhe për të garantuar ndihmë për vendet me sisteme shëndetësore më të dobëta.
Komisionerët Europianë Stella Kyriakides dhe Janez Lenarcic e komunikuan lajmin gjatë një konference shtypi në Bruksel. Koronavirusi është një “sfidë globale” dhe kërkon “bashkëpunim nga i gjithë komuniteti”, theksoi Janez Lenarcic. Komisioneria Europiane për Shëndetësi e Unionit falënderoi autoritetet italiane për reagimin “të shpejtë dhe transparent” si dhe foli kufizime të lëvizjes në zonën Shengen duke thënë se ato janë çështje të brendshme te shteteve anëtare.
Komisioneri Europian për Shëndetësi, Stella Kyriakides, ka njoftuar se një mision i përbashkët nga Qendra Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve dhe Organizata Botërore e Shëndetit do të dërgohet nesër në Itali “në marrëveshje me autoritetet italiane”. Italia- tha ai, ka ndërmarrë “të gjitha masat e nevojshme” për të gjurmuar përhapjen e virusit dhe për të parandaluar infeksionin, tha Kyriakides.