Ju kishte munguar Big Basta?
Epo tani mund të nxirrni mallin me një këngë të artistit shqiptar, i cili ka realizuar himnin e Tiranës, për 100-vjetorin e saj si kryeqytet.
Ka qenë kryetari i Bashkisë Erion Veliaj, ai i cili ka prezantuar këtë projekt në Instagram, ku shkruan disa fjalë për kryeqytetin dhe një falenderim për Big Bastën:
“Tirana ka shije… ?e ëmbël si shëndetlie!?
Kemi hyrë në vitin e 100-të të Tiranës kryeqytet?? dhe për secilin prej nesh, ky qytet përfaqëson diçka: është vendi ku ka lindur, ku është rritur, ku ka hedhur hapat e parë, ku ka rënë për herë të parë në dashuri, ku ka krijuar familjen????, ku po rrit fëmijët?, ku punon??, ku thur ëndrra, ku i gëzohet suksesit e ku ngrihet sërish në këmbë për t’i thënë vetes – “Po, unë mund t’ia dal!”?
Sepse Tirana është për këdo! Tirana ty të do!❤
?Shpërndaje videon dhe tregoji miqve çfarë është Tirana për ty! Super ?? @bigbastaofficial për ndihmën.
Për këtë projekt ka reaguar edhe Big Basta i cili shkruan se ndihet shumë mirë që realizoi një këngë për qytetin e tij të lindjes:
“Tirana është historike, dinamike, futuristike! 100-vjetori i kryeqytetit tim! Një falenderim per @erionveliaj që më la këtë detyrë më të bukur dhe më të rëndësishme për këtë 100-vjetor!”