MENU
klinika

Pse vetëm SOT?

Dita unike e shekullit

02.02.2020 - 14:22

      Data e sotme është cilësuar si palindrome, që do të thotë se lexohet njëlloj edhe nga ana e kundërt, pra nga e djathta në të majtë . Është 2 shkurti i vitit 2020, apo 02/02/2020, si në formatin DD/MM/VVVV, ashtu edhe në formatin tjetër MM/DD/VVVV. Ndërsa, në orën 2 të mëngjesin madje ka qenë 02:02:20 më 02/02/2020, raporton CNN.

Kjo është hera e vetme kur një datë e këtillë ndodh në këtë shekull. Data e fundit palindrome para kësaj ka qenë para 909 vjetësh më 11/11/1111. E radhës do të vijë pas 101 vjetësh, më 12/12/2121 dhe pas kësaj nuk do të ketë më deri më datën 03/03/3030, transmeton Koha.net.

Departamenti i Matematikës në Shkollën Solihull shkroi në Twitter: “Sot është një Ditë Palindrome në të gjitha formatet e datës (Britani, SHBA, ISO). Është po ashtu edhe dita palindrome e vitit (33) e po ashtu ka edhe numër palindrome të ditëve të mbetura në këtë vit (333). Një ditë mjaftë e veçantë”.

Edhe data 11 nëntor, 2011, zgjoi kureshtje të madhe nëpër botë. Kur ora shënoi 11:11:11 më 11/11/11. Ishte e vetmja datë palindrome dyshifrore dhe s’do të përsëritet për 100 vjet, më 2111.

Megjithatë, nuk është po aq e përkryer sa 02/02/2020, sepse të shkruar vitin e plotë, 2011, thyhet simetria. Shumë njerëz i konsiderojnë datat e këtilla me fat. Daniel Hardt, president i Qendrës së Numerologjisë “Life Path” në Indianapolis, e quajti këtë “një ditë të fuqishme”.

Në muajin shtator, pati një javë të datave palindrome në formatin amerikan, nëse e hiqnit numrin 20 nga viti. Ishte 9-10-19, 9-11-19 e kështu me radhë, deri tek 9/19/19. Por natyrisht, këto funksiononin vetëm me formatin amerikan të datës MM/DD/VVVV.

Palindroma është çdo fjalë, frazë apo rend që lexohet njëjtë nga të dyja anët dhe vjen nga fjalët greke “palin”, që do të thotë “sërish, prapa” dhe “droms”, që do të thotë “vrapim”.

Për më shumë, vizitoni: www.konica.al

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


... e hollë e gjatë si në piktyrë të Botticelli-t"

“Dit’ e verës çkrin dimëri qaset Vera buzëqeshur

Një verore para verës

“UNESCO pronëson ritualin”