MENU
klinika

Nga Financial Times

Kjo është dilema e vetme e Erdoganit!

27.02.2020 - 14:16

Afati i fundit të shkurtit, i vendosur nga Presidenti Rexhep Tajip Erdogan për forcat e regjimit sirian për t’u tërhequr nga pjesë të provincës Idlib të Sirisë, kërcënon ta fusë Turqinë edhe më thellë në konflikt dhe parqet disa dilema për liderin turk, raportoi të enjten Financial Times.

Nevoja për të balancuar kërkesat dhe qëllimet, e zë ngushtë Erdoganin, pasi ai peshon rreziqet e një konflikti përshkallëzues me Sirinë, të mbështetur nga Rusia, dhe rrezikun e një vale të re të refugjatëve.

Brenda vendit, partitë e opozitës turke kanë kritikuar politikën e Sirisë së Erdoganit, pasi shumë ushtarë turq janë vrarë javët e fundit, teksa mbështesin rebelët sirianë në provincën Idlib. Si shumica e popullsisë, partitë opozitare janë gjithashtu kundër Turqisë që pranon më shumë refugjatë.

Ndërsa Turqia është e prirur të shmangë një konflikt me Rusinë, Erdogan është gjithashtu nën presion nga ultranacionalisti Devlet Bahçeli, partneri i tij i koalicionit de fakto, i cili i ka kërkuar presidentit turk të mbajë një qëndrim të ashpër kundër Moskës dhe Damaskut, raportoi Financial Times.

Soner Çağaptay, drejtor i Programit të Kërkimeve Turke në Institutin Uashington për Politikat e Lindjes së Afërt, i tha Financial Times se ai pret që Erdogan të tërhiqet. “Unë mendoj se ne do të shohim një përfundim kur Asad merr shumë territor dhe Turqia përfundon me shumë refugjatë” tha ai.

Erdogan po shpreson të mbajë një samit me Rusinë dhe Iranin javën e ardhshme.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Deklarat e Sekretarit amerikan të mbrojtjes

“Rusia nuk mund ta zëvendësojë kurrë SHBA-në”