MENU
klinika

"Në çdo pikë kontrolli kufitar dhe QSH"

Koronavirusi, Basha thirrje qeverisë: Të merren masa serioze!

23.02.2020 - 10:33

Kryedemokrati Lulzim Basha i ka bërë sot thirrje qeverisë dhe autoriteteve shëndetësore të marrin masa serioze dhe të nisin kontrollet në pikat kufitare për koronavirusin.

Në një postim në “Twitter”, Basha duke iu referuar gjendjes në Itali ku numri i të prekurve nga koronavirusi është rritur ndjeshëm, kërkon që çdo pikë kontrolli kufitar dhe qendër shëndetësore të pajiset me personelin dhe aparatet e duhura.

kolana e librave

“Për fat të keq në Italinë fqinje janë shënuar viktimat e para nga coronavirusi ndërkohë që po rritet numri i të prekurve prej tij. I kërkoj qeverisë të marrë masa serioze dhe të menjëhershme. I bëj thirrje autoriteteve shëndetësore të nisin kontrollet në pikat kufitare.
Çdo pikë kontrolli kufitar dhe qendër shëndetësore të pajiset pa asnjë vonesë me personelin dhe aparatet e duhura për të evidentuar dhe trajtuar në kohë çdo rast të mundshëm”, shkruan Basha.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Ja vendimi drakstik i SHBA dhe Australisë

259 të vdekur nga Koronavirus /SHBA: Kërcënim i paprecedentë