Pasardhësja e pritshme e Angela Merkel ka njoftuar se nuk po planifikon të kandidojë për kancelare gjermane në zgjedhjet e ardhshme federale dhe planifikon të tërhiqet si drejtuese e Unionit Konservator Demokratik të Krishterë (CDU), njoftuan media gjermane të hënën në mëngjes.
Annegret Kramp-Karrenbauer, 57 vjeç, fitoi garën për të pasuar Merkel si drejtuese e CDU në dhjetor 2018 dhe u pa si kandidate që me shumë gjasa për të vazhduar të ecte në drejtimin e Angela Merkelit.
Por “AKK”, siç është njohur në mediat gjermane, është përpjekur të ndërtojë një profil në hijen e Merkel, edhe pasi u caktua si ministre e mbrojtjes korrikun e kaluar.
Të hënën në mëngjes revista e lajmeve Der Spiegel raportoi se Kramp-Karrenbauer kishte cituar qëndrimet e paqarta të elementëve të caktuar në partinë e saj ndaj AfD dhe Die Linke si arsyen e dorëheqjes së saj, dhe përsëriti se ajo ishte kundër bashkëpunimeve me të dy palët.
Merkel, raportohet se ka pranuar dorëheqjen e pasardhëses së saj, e cila më parë ishte kryeministre e shtetit në Saarland në kufirin me Francën, dhe ajo gjithashtu la të kuptohej se ajo do të dëshironte që AKK të qëndronte ministre e mbrojtjes.
Vendi i lirë në krye të partisë më të fuqishme të Gjermanisë që nga viti 1945, shkakton një debat mbi drejtimin politik të udhëtimit të vendit në periudhën pas Merkelit.
Të paktën katër kandidatë janë në lojë. Armin Laschet, kryeministri 58-vjeçar i shtetit të North-Rhine Westphalia dhe një mbrojtës i vendosur i politikës së refugjatëve të Merkel, do të ishte kandidati favorit.
Përkthyer dhe përshtatur nga The Guardian/ konica.al