MENU
klinika

Panairi i Leipzig-ut

Kuteli dhe Kadare në Gjermani

28.02.2020 - 15:00

Letërsia bashkohore shqipe do të prezantohet përmes emrave më përfaqësues të saj, në Panairin e Librit në Leipzig të Gjermanisë, që do të mbahet nga datat 12-15 mars 2020.

Alda Bardhyli drejtore e Qendrës Kombëtare të Librit dhe Leximit vëren se letërsia shqipe do të jetë e pranishme përmes zërave më përfaqësues të saj në eventin e madh të librit, si: Mitrush Kuteli, Ismail Kadare dhe Ben Blushi. Në stendën e Shqipërisë në këtë panair, vizitorët gjermanofolës, apo dhe të vendeve të ndryshme që do të vizitojnë panairin do të kenë mundësi të dëgjojnë intepretimin e pjesëve të zgjedhura nga këta tre autorë, nën leximin e shkrimtares Ani Wilms, – ka theksuar, Bardhyli. Sipas saj, Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit e sheh këtë panair, si një mundësi komunikimi përmes vlerave tona më të mira. Të ftuar do të jenë dhe dy autorë të letërsisë bashkëkohore si Enkel Demi, Darien Levani, si dhe dhe dy autore të njohura në letrat shqipe, Flutura Açka dhe Diana Çuli. Tema e këtij viti është “Prejardhja, përkatësia, e përbashkëta“.

Sipas A. Bardhylit, QKLL do të jetë e pranishme në këtë panair, jo vetëm me stendën ku prezantohen vlerat tona më të mira, por dhe me dy aktivitete që janë pjesë zyrtare e panairit që synojnë një gjithëpërfshirje ndërkombëtare. Duke u mbështetur në temën e këtij panairi më 12 mars, ditën e parë të hapjes së Panairit, QKLL do të organizojë tryezën e diskutimit “Revolucioni i zemrave“ ku do të jetë e pranishme dhe Ministrja e Kulturës, znj. Elva Margariti. Besoj se ndryshimi në vendet e rajonit duhet të fillojë nga zemra dhe letërsia e cila e ka këtë aftësi, thotë A. Bardhyli. Më 15 mars, poezia shqipe do të jetë e pranishme në Laipzig. Ndër të tjera nënvizojmë se ky muaj shënon dhe 100-vjetorin e lindjes së poetit të zëshëm Zef Zorba.

“Buzë të ngrira në gaz“, një varg i Zorbës do të bëhet shkas i një diskutimi mbi poezinë shqipe, por tashmë në një formë të re komunikimi e hapësire, duke bërë bashkë në tryezë emra të njohur të kësaj fushe“, – ka shtuar më tej A. Bardhyli. Sipas saj, panairet janë një mundësi e artë për autorët e letërsisë së vendeve të vogla, për të promovuar dukshëm vlerat e tyre më të mira.

Për më shumë, vizitoni: www.konica.al

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Java Evropiane e Lëvizjes

“Dita e Biçikletave” në Shkodër

Çmimi Kombëtar ‘’Lumo Skëndo’’

‘’Tregime të moçme shqiptare’’ nderohet me titull


U shfaq në Teatrin e Operas dhe Baletit

“La Boheme” e Puccinit, një opera për rritjen

Dita e lindjes dhe e vdekjes së William Shakespeare

Shkrimtari që ngriti artin poetik në majat më të larta

Vdekja e dy kolosëve të letërsisë botërore

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Librit