MENU
klinika

Reagon Amelie de Montchalin

“Marrëveshja tregtare Britani e Madhe -BE e mundur”

29.02.2020 - 13:06

Sekretarja franceze e Shtetit për Çeshtjet Europiane, Amelie de Montchalin shprehu sot në Londër sigurinë e saj për arritjen e një marrëveshjeje për marrëdhëniet e ardhshme tregtare midis Britanisë së Madhe dhe BE-së.

“Jam plotësisht mendjehapur dhe mendoj në mënyrë shumë realiste se është e mundur, por me kusht që të dyja palët të tregohen koherente”, deklaroi ajo.

Kjo deklaratë vjen një ditë pas publikimit nga ana e Londrës të kritereve të saj të marrëveshjes, që kundërshtojnë idenë e harmonizimit me rregullat e BE-së. BE dëshiron të shmangë situatën, ku Britania e Madhe bëhet vend konkurrues në kufijtë e saj, nëse ajo nuk harmonizohet me rregullat e BE-së dhe nuk respekton rregullat e konkurencës së ndershme.