MENU
klinika

Jeni lodhur me deputetët?

“Mbledhje e jashtëzakonshme në parlament” zhvendoset në teatër!

05.02.2020 - 13:59

      Realiteti i hidhur që ka shoqëruar kuvendin e Shqipërisë, prej vendosjes së pluralizmit, ka frymëzuar shpesh, si skenën edhe ekranin. Marrë shkas nga kjo “shfaqje”, komendia “Mbledhje e jashtëzakonshme në parlament” premton të jetë ngjarja skenike e vitit, për shkak të situatave në skenë, që vijnë të ngjashme me realitetin e sotëm politik në Shqipëri./Konica.al

Më 14 shkurt, “Mbledhje e jashtëzakonshme në parlament” është komedia që rikthen në teatër regjisoren Elma Doresi, me një kast fantastik aktorësh, mes të cilëve edhe emra shumë të njohur e të dashur nga publiku.

Komedia do të bashkojë aktorët: Rozana Radi, Dritan Borici, Klod Hoxha, Alban Musa, Ajlin Petrela, Lorenc Kaja, Jorida Meta dhe Aldion Matarangasi, Suela Konjari dhe Elidon Alika janë aktorët që në drejtimin e Doresit dhe me skenë nga Eldo Disha, do të sjellë të qeshura pafund në një komedi brilante të humorit të hollë anglez. E shkruar në vitet ’80-të, nga Ray Cooney, ajo mbetet shumë aktuale.

Ministri, sekretarja e opozitës dhe një dhomë hoteli -ky  është trinomi që pason me një mori ngjarjesh dramatike për personazhet, duke përcjellë situata dhe batuta nga më komiket. Publiku, do ta ndjekë këtë sukses të garantuar humori, në hapësirën më të re artistike në Tiranë, në Teatrin e Komedisë “Roland Trebicka”. Aktorët dhe regjisorja, nuk e diskutojnë argëtimin dhe dashurinë e publikut.

“Mbledhje e jashtëzakonshme në parlament”, fare mirë mund të shpallet paraprakisht, si komedia e vitit, kjo falë personazheve dhe zhvillimit të ngjarjeve, që kësaj here zhvendosen nga salla e të zgjedhurve me vota në skenën e teatrit. 

Për më shumë, vizitoni: www.konica.al