MENU
klinika

Përgjigjet mjeku i përgjithshëm

Më shqetëson diarreja dhe të vjellat. Dua të di shkakun!

12.02.2020 - 14:24

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacientja: Më shqetëson diarreja dhe të vjellat. Dua të di shkakun!

Përgjigjet mjekja e përgjithshme: Në shumë raste bashkë me diarretë shfaqen edhe të vjellat, probleme të cilat në gjuhën mjekësore quhen gastro-enterite. Si rezultat i humbjes së ujit dhe të kripërave minerale me të vjella dhe diarre, mund të shkaktohen çrregullime të rënda të metabolizmit dhe të qarkullimit të gjakut dhe për rrjedhojë mund të rrezikohet edhe jeta e të sëmurëve. Nëse neglizhohet trajtimi, dhe diarreja zgjatet në kohë duhet të jemi shumë të kujdesshëm, pasi në këtë rast nuk kemi të bëjmë me një komplikacion të lehtë, por një problem serioz të organizmit. Personat që vuajnë nga diarreja mund të kenë 4 ose më shumë jashtëqitje në ditë. Në këto raste, diarreja shkakton dehidratim të trupit, çka do të thotë se trupi ka pamjaftueshmëri të lëngjeve për të kryer siç duhet funksionet e tij.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.