MENU
klinika

La Liga, Java 25

Messi magjik me 4 gola në fitoren e Barcelonës

22.02.2020 - 17:56

Kishte dhënë më shumë asiste kohët e fundit, por sot Lionel Messi është rikthyer magjishëm me 4 gola për Barcelonën, që fiton në shtëpi 5-0 ndaj Eibar dhe merr provizorisht kreun.

Messi ka realizuar një supergol në minutën e 14′. Argjentinasi kishte kohë pa shënuar, por e bën me mjaft stil, duke kaluar si birila mbrojtësit kundërshtarë dhe në fund gjen cepin e portës.

Argjentinasi shënoi golin e tij të dytë, pasi mori një pasim të mirë nga Vidal dhe e çoi në rrjetë në minutën e 37’. “Pleshti” në 44’ tregohet altruist pas një gabimi të miqve, por Griezmann gabon, për fat top shkon sërish te Messi, që nuk fal dhe 3-0.

Pjesa e dytë nuk ka pasur shumë episode, miqtë realizojnë, por anulohet nga VAR. Për Barcelonën debuton edhe blerja e re Braithwaite. Për të ardhur në fund, ku Messi realizon edhe golin e katërt. Thjesht fantastik sot! Një minutë më pas Arthur vulos në 5-0.