MENU
klinika

Dekretohen dhe 5 ligje të tjera

Meta dekreton “amnistinë” për 180 të dënuar, ja kush përfiton

14.02.2020 - 16:03

Presidenti i Republikës, Ilir Meta,  ka dekretuar ditë e sotme 6 ligje të miratuara më herët nga Kuvendi i Shqipërisë.

Ndër ligjet e miratura ka qenë dhe ligji “Për dhënien e amnistisë”. Me dhënien ‘OK’ të këtij ligji nga ana e Presidentit  pritet të përfitojnë lirinë rreth 180 të burgosur ku në fokus janë gratë dhe fëmijët.

 

“Nga amnistia e këtij viti pritet të përfitojnë të gjithë ata meshkuj të dënuar me 2 vite burgim me vendi të formë së prerë deri në 30/9/2019, si dhe femrat dhe të miturit, të cilët janë dënuar me tre vite burgim. Risia e amnistisë të këtij viti është edhe fakti i të përfshirjes së të dënuarve me shërbim prove”, thuhet në pr/ligj.
Më poshtë janë kontretisht 6 ligjet që janë dekretuar nga ana e Presidentit Meta.

Dekreti i plotë: 

Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Ilir Meta ka dekretuar ditën e sotme shpalljen e gjashtë ligjeve të miratuara nga Kuvendi i Shqipërisë.

Konkretisht ligjet e dekretuara janë:

1. Ligji nr. 5/2020 “Për dhënie amnistie”;

2. Ligji nr. 6/2020 “Për pranimin e instrumentit të amendamentit të Kushtetutës së Organizatës Ndërkombëtare të Punës, 1986”;

3. Ligji nr. 7/2020 “Për ratifikimin e konventës së Minamatës “Për mërkurin”;

4. Ligji nr. 8/2020 “Për ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut për themelimin e qendrave kulturore dhe informative në Republikën e Shqipërisë dhe të qendrave kulturore dhe informative në Republikën e Maqedonisë së Veriut”;

5. Ligji nr. 9/2020 “Për aderimin e Republikës së Shqipërisë në aneksin VI të konventës ndërkombëtare detare “Për parandalimin e ndotjeve nga anijet, 1973”, të ndryshuar me protokollin e vitit 1978 (MARPOL 73/78)”;

6. Ligji nr. 10/2020 “Për ratifikimin e protokollit të gjashtë shtesë të Marrëveshjes për Forcën Shumëkombëshe të Paqes në Europën Juglindore”./ konica.al