MENU
klinika

"Folklori, pasqyrë ku shohim veten"

Muzikanti shqiptar këndon me sharki para francezëve

10.02.2020 - 14:19

Duket se shqiptarët çdo herë e më shumë po arrijnë suksese në diasporë, duke u bërë emra të njohur në shumë fusha studimi dhe duke zotëruar potencialitet në vendin ku ata kanë zgjedhur të jetojnë, shkruajnë portalet në shqip për diasporën.

Njëri nga ta është edhe Enris Qinami, i cili, studimet e para i mori në Shqipëri dhe në Francë, për muzikë klasike. Por, në një event në Francë, Enrisi ka zgjedhur të bëhet një përfaqësues i muzikës tradicionale shqiptare.

Me një instrumentit muzikor krejt të veçantë si sharkia, me elementë të sazes dhe këngët me tekste shqip, ai është i vetmi përfaqësues që interpreton e kultivon këtë lloj muzike për publikun francez. Ai është shprehur, se muzika e mirëfilltë shqiptare është vlerë e rrënjëve tona.

“Muzika tradicionale është shikimi i vetvetes në pasqyrë. Ajo ruan kujtesën kolektive në disa forma: së pari, në tekste dhe së dyti, në melodi”, – ka thënë, Enrisi.

Duket se, artistët shqiptarë janë ambasadorë të kulturës në vendet ku jetojnë dhe punojnë, dhe një prej tyre është Enris Qinami, duke na përfaqësuar në Francë dhe shumë vende të tjera të Evropës.

Për më shumë, vizitoni: www.konica.al