MENU
klinika

Kategoria e Parë, Java 17

Ndalen Apolonia e Lushnja, përfiton Pogradeci

23.02.2020 - 16:22

Kanë përfunduar ndeshjet e grupit B të Kategorisë së Parë. Apolonia ka bërë një hap fals, ku është ndalur në barazim 1-1 nga Devolli në Fier, duke humbur terren me ndjekësit.

Nga barazimi i Apolonisë përfiton në maksimum Pogradeci, që mundi Besën me rezultatin 0-2 dhe barazoi Apoloninë në krye. Të dy ekipet numërojnë nga 36 pikë.

KATEGORIA E PARË, GRUPI B

Apolonia-Devolli 1-1

42′ Hasanaj / ’46 Gjata

Shënkolli-Oriku 0-1

12′ Kuqi

Iliria-Elbasani 0-1

2’ Balla

Turbina-Lushnja 0-0

Besa-Pogradeci 0-2

53’ Alillari. 60′ Shyti

Nga ana tjetër, Lushnja nuk ka arritur të marrë më shumë se një barazim pa gola në Cërrik ndaj Turbinës, duke mos arritur të mbajë ritmin e dy vendeve të para.

Fije shprese për qëndrimin ka Elbasani pas fitores së sotme kundër Ilirisë. Për verdheblutë ka vendosur goli i shënuar në minutën e dytë nga Kejdi Balla. Ndërkohë, kundërshtari direkt i Elbasanit për mbijetesën, Shënkolli ka pësuar humbjen e radhës, duke u mundur minimalisht nga Oriku.