MENU
klinika

Kategoria e Parë

Ndalet Kastrioti, Lushnja nuk fal Elbasanin

08.02.2020 - 16:36

Kanë përfunduar edhe ndeshjet e Kategorisë së Parë në futboll në të dy grupet. Në Grupin A, Kastrioti është ndalur në transfertë nga Burreli. Edhe pse krutanët kaluan në avantazh, nuk arritën dot të fitonin.

Erzeni është mundur në shtëpi nga Egnatia me rezultatin 0-1. Autori i golit  të vetëm ishte Gjoka. Ndërsa Tërbuni ka mundur në shtëpi Veleçikun, me rezultatin 2-1. Dinamo-Korabi do të luhet nesër, ndërsa Besëlidhja ishte pushim, pas përjashtimit të Shkumbinit.

GRUPI A

Burreli-Kastrioti 1-1

Hyska 58’/ Mehmeti 2′

 Tërbuni-Veleçiku 2-1

Zhivanaj 22′, Dushku 33′ / Trumci 77′

 Erzeni-Egnatia 0-1

Gjoka 65′

Dinamo-Korabi (nesër)

Besëlidhja (pushim)

Në Grupin B, Lushnja e Ilir Gjylës bëri detyrën në shtëpi duke mundur Elbasanin me rezultatin e pastër 3-0. Për sa i përket sfidës mes Turbinës dhe Orikut, ajo u mbyll në barazim pa gol.

Devolli mori një pikë tepër të rëndësishme në transfertë ndaj Ilirisë, ndërkohë që Besa mposhti Shënkollin me rezultatin 0-1. Më herët fitoi 2-0 Apolonia në Fier përballë Pogradecit.

GRUPI B

Iliria-Devolli 3-3

Xhyrmeti 51′, Doci 57′, 60′  / Da Mota 11′  (p), Rapo 49′, Hasani 67′ 

Turbina-Oriku 0-0

Lushnja-Elbasani 3-0

Magani 52′ , Branica 71′ , Ferhati 90′ (aut.)

Shënkolli-Besa 0-1

Gonzales 81′ 

Apolonia-Pogradeci 2-0

Zaimaj 21′ (p), Gjata 94′