MENU
klinika

Balluku: Na duhet një transformim mentaliteti...

Ndryshimet në Kodin rrugor, zhvillohet konferenca e nivelit të lartë

27.02.2020 - 10:29

Prej orës 09:00 të mëngjesit të sotëm uzhvillua Konferenca e Nivelit të Lartë për sigurinë rrugore në vitin 2020. Ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku, e pranishme në këtë konferencë,  ka deklaruar në konferencën për sigurinë rrugore 2020 se duhet një transformim i mentalitetit fillimisht ndërsa shtoi se masat e pasagjerëve në transportin rrugor duhet të vijë në nivelin e atij ajror.

“OKB e ka renditur sigurinë rrugore si një prioritet globale për zgjidhje. Na duhet një transformim në mentalitet fillimisht. Kjo nënkupton vendosjen e sigurisë si një vlerë të panegociueshme. Të gjithë ju keni pasur mundësi të udhëtoni. Një avion nuk ngrihet nëse nuk vihet rripi i sigurimit apo nëse hapen dritaret. E njëjta gjë kërkohet të bëhet në transportin rrugor. Duhet të kalojnë në ADN tonë siguria rrugore. Siguria duhet të jetë indikatori kryesor matës i suksesit të transportit”, tha Balluku.

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj deklaroi në konferencën për sigurinë rrugore 2020 se ka ardhur koha që në Shqipëri të zbatohet një plan masash si në vendet europiane për të shmangur aksidentet.

“Qarkullim në kushtet e turbullimit mendor në kushtet e alkoolit apo drogës është një tjetër shkak i aksidenteve rrugore. Shpejtësia është një element që lidhet me konceptin human. Ndihma e shpejtë edhe efektive është një tjetër faktor për evitimin e pasojave të aksidentit. Edhe në këtë fushë kërkohet progres i shpejtë. Modernizimi dhe profesionalizimi janë një kusht i rëndësishëm. Të dyja kanë një rol të pazëvendësueshëm. Ka ardhur koha të zbatohet modele të suksesshme europiane. Në kuadër të një grupi me përfshirje të gjerë do hartohet një plan për hapa të mëtejshëm për sigurinë rrugore të ngjashëm me programet e BE si dhe hartimi i projekteve teknike”, u shpreh Lleshaj.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Lleshaj kërkon bashkëpunimin e qytetarëve

“Policia nuk ka festë, por do qëndrojë shërbim”