MENU
klinika

"Receta e mamit"

Niseni të dielën me tërshërë me banane të karamelizuara!

01.02.2020 - 21:06
Koha e përgatitjes: 5 minuta
Koha e gatimit: 10 minuta
Kjo recetë me tërshërë me gjasa do të kthehet në të preferuarën tuaj. Ju merr vetëm 15 minuta kohë!

INGREDIENTËT

  • 1 filxhan me tërshërë
  • 2 filxhan me qumësht
  • 2 banane të prera në feta-feta
  • 2 lugë gjelle shurup panje
  • 1 lugë çaji ekstrakt vaniljeje
  • 1 majë luge kripë

UDHËZIMET

1.Në një tenxhere të vogël në zjarr mesatar shtoni qumështin.
2.Pasi të ketë marrë një valë, shtoni tërshërën dhe e lini për 3-5 minuta.
3.Më pas e hiqni nga zjarri dhe e shërbeni në dy pjata.
4.Në një tigan tjetër në zjarr mesatar shtoni fetat e bananeve, vaniljen dhe pak kripë.
5. I përzieni mirë dhe ia shtoni sipër tërshërës.
6. Në fund i shtoni shurupin e panjës. Këtë pjatë mund ta konsumoni në mëngjes ose në darkë, pasi ju ngop dhe nuk ju jep shumë kalori!