MENU
klinika

"Kontribut i jashtëzakonshëm"

Serbia dekoron nobelistin Handke

16.02.2020 - 12:41

Serbia, sikurse raportojnë mediet vendase, ka dekoruar shkrimtarin austriak laureat i çmimit “Nobel” në letërsi, Peter Handke. Autoritetet kanë vlerësimin maksimal, për “kontributin e jashtëzakonshëm në përfaqësimin e Serbisë, në sferën kulturore”. Ky akt, pritet të ngjallë reagime në vendet fqinje të Serbisë, për shkak të përkrahjes së shkrimtarit për “kasapin e Ballkanit”, Sllobodan Millosheviç.

“Për Serbinë, ai është një mik i vërtetë, çfarë e ka dëshmuar edhe gjatë momenteve më të vështira”, – ka thënë kreu i komisionit të vlerësimit, Sima Avramoviç.

“Ai e mbrojti me gjithë zemër të vërtetën serbe edhe atëherë kur kjo, i shkaktoi shumë mosmarrëveshje dhe shqetësime, pasi fitoi çmimin ‘Nobel”, – ka shtuar, Avramoviç.

Vendimi i akademisë suedeze për t’i akorduar çmimin prestigjioz këtij shkrimtari, ishte kritikuar ashpër nga disa shtete dhe nga shumë figura të njohura, sipas “Free Europe”.

Në shenjë proteste, ceremonia e dhurimit të çmimit ishte bojkotuar nga Kosova dhe Bosnja e Hercegovina. Peter Handke është akuzuar për justifikimin e krimeve të Millosheviçit, në Ballkan.

Për më shumë lajme vizitoni www.konica.al