MENU
klinika

Përgjigjet mjekja e përgjithshme

Nuk kam oreks dhe jam dobësuar shumë. Çfarë të bëj?

17.02.2020 - 12:22

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacientja: Përshëndetje, po bëj ca kohë që nuk kam oreks dhe jam dobësuar shumë. Çfarë duhet të bëj?

Përgjigjet mjekja e përgjithshme: Çrregullimet e të ngrënit karakterizohen nga prania e shtrembërimeve të forta në sjelljen e të ngrënit. Ndër çrregullimet më të shpeshta janë anoreksia nervore, bulimia nervore, çrregullime të paspecifikuara, si dhe obeziteti. Në thelb, anoreksia nervore mund të konceptohet si një sjellje e mësuar, e cila bëhet e qëndrueshme nëpërmjet përforcimeve pozitive, që e shoqërojnë në fillimet e saj. Çrregullimet e të ngrënit apo anoreksia mund të trajtohet me oksitocinën ose e njohur ndryshe edhe si hormoni i dashurisë. Një zgjidhje që mund të ofrojë një shpresë shërimi te mbi dy milionë persona që vuajnë nga këto shqetësime vetëm në Itali! Për më tepër do t’ju sugjeroja një vizitë më specifike për të pare gjendjen tuaj tek një psikolog.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.